Telegrafi

“Nuk është e drejtë”, ylli i Arsenalit beson se e merituan të fitojnë Ligën Premier

Manchester City fitoi titullin e Ligës Premier në xhiron e fundit, sidoqoftë, Kai Havertz beson se Arsenali e meritoi ta fitonte titullin këtë sezon.

Në një ditë kur mundësia për të fituar Ligën Premier nuk ishte në duart e tyre, Arsenali bëri atë që duhej të bënte duke mposhtur Evertonin me rezultat 2-1 me Havertz që shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.

Sidoqoftë, fitorja e Cityt me rezultat 3-1 ndaj West Hamit bëri që ata të shpallen kampionë duke e zhvlerësuar fitoren e ‘Topçinjve’.

Pas ndeshjes, Havertz ishte tejet i mërzitur kur ai dhe lojtarët mësuan se ekipi i Pep Guardiolës ka fituar titullin.

 

“Çfarë mund të thëm? Ndihem keq për të gjithë tifozët e Arsenalit, për ne. Ne e dhamë më të mirën, por nuk ishte e mjaftueshme. Ndoshta në dy ose tre muaj, ne mund të themi se ishte një luftë e mirë por tani ndihem sikur kemi merituar më shumë. Nuk ishte e mjaftueshme në fund por do të provojmë sërish vitin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Havertz.

Lexo po ashtu Rodri tallet në mënyrë brutale me lojtarët e Arsenalit në një intervistë pas fitimit të titullit

“Rikthimi në fitoren ndaj Evertonit? Ne shfaqë sërish një karakter të madh, ata nuk e bën të lehtë për ne. Që nga minuta e parë, ata vetëm luajtën me kohën, çdo rivënie, çdo top, ata e vononin lojën”.

“Mendimi im është se ndonjëherë nuk është e drejtë në futboll por ne duhet ta pranojmë se futbolli është i vështirë. Shpresoj që vitin e ardhshëm do t’i dhurojmë tifozëve të Arsenalit atë që kanë nevojë. Vitin tjetër do të jemi një ekip më i mirë dhe do të dhurojmë gjithçka”, përfundoi gjermani.

Havertzi u bë pjesë e Arsenalit vitin e kaluar nga rivali lokal Chelsea, transferim ky që u përcoll me kritika të mëdha nga të dy tifozeritë./Telegrafi/