Telegrafi

Nuk është e drejtë – LeBron James komenton në nota të larta golin akrobatik të CR7

Nga një legjendë te tjetra – LeBron James nuk ka mundur të përmbahet pas golit të Cristiano Ronaldos.

Superylli i basketbollit ka postuar foton e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale duke lëvduar golin akrobatik të portugezit.

Ishte Ronaldo ai që shokoi botën me golin e dytë ndaj Juventusit të realizuar me një gjuajtje gërshërë.

“A nuk jeni argëtuar? Kjo nuk është e drejtë”, u shpreh LeBron James në rrjetin social Instagram me imazhin nga momenti i madh i Ronaldos.

E gjithë mbrëmja ishte për Ronaldon në Torino, pasi që ai edhe u duartrokit nga tifozët vendas për golin fantastik.

Ronaldo më parë shënoi gol në minutën e tretë duke e vënë në vështirësi skuadrën vendase.

Sfida përfundoi me rezultat 3-0 dhe Juventusi ka punë të vështirë për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/