Megjithatë, pavarësisht potencialit për një sulm të madh nga skuadra e Carlo Ancelottit, fokusi në janar mbetet te lidhjet e tyre me Kylian Mbappen.
Francezi mbetet i pavendosur për hapin e tij të ardhshëm, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që skadon në qershor dhe kapiteni i Francës ruan një opsion zgjatjeje për një vit në Parc des Princes.
Pavarësisht se më parë dukej e sigurt për t’u larguar nga Parisi, situata mbetet e komplikuar dhe Real Madrid nuk do të bëjë përpjekje shtesë për të përfunduar një marrëveshje.
Gjigantët spanjollë mund të kërkojnë një përgjigje nga Mbappe para përfundimit të sezonit dhe presidenti i klubit Florentino Perez këmbënguli se finalja nuk ishte vendi për të diskutuar për Mbappen.
“Jam i lumtur sepse tifozët janë të kënaqur që kanë parë një lojë të mirë. Vinicius ishte fenomenal, prandaj është një nga më të mirët në botë”, Ka thënë presidenti i Los Blancos, raporton Marca.
“Nuk është dita për të folur për Mbappen, është dita për të uruar lojtarët që kemi, jo ato skuadra të tjera”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/