Telegrafi

Nuk e përmbushën planin, shefi i detyroi të zvarriten nëpër rrugë (Foto)

Këtë vendim për ndëshkim e ka marrë shefi i punëtorëve, sepse ata nuk kanë arritur të bëjnë shitjet e planifikuara.

Ata janë dërguar pranë një liqeni dhe kanë filluar të ecin në gjunj duke mbajtur duart për toke.

Ngjarja, që besohet se ka ndodhur me 2 tetor, i tregon punëtorët në gjendje mjaftë komprometuese, teksa disa të tjerë i motivojnë të ecin më larg, transmeton Telegrafi.

Jo zyrtarisht, mësohet se kjo zvarritje ishte si obligim nga shefi, i cili ju kërkoi të dalin nga puna, për shkak të përformancës së ulët në shitje. /Telegrafi/