Ajo është prej kohësh e njohur për fizikun e saj që sfidon moshën.
Dhe Jennifer Lopez u dha fansave një paraqitje të shkurtër të sekretit të figurës së saj mbresëlënëse të trupit në një video stërvitore të shpërndarë në Instagram të mërkurën, shkruan DailyMail.
Aktorja, 52 vjeçe, shfaqi barkun e saj mbresëlënës e veshur me një bluzë të shkurtër ndërsa përfundonte një seancë ushtrimesh, të kompletuara me ngritjen e peshave dhe ulje-ngritjet e kundërta.
Në klip, Jennifer tregon figurën e saj tepër të tonifikuar të trupit në pjesën e sipërme të zezë të zbuluar, të shoqëruar me geta të së njëjtës ngjyrë.
Ylli i hitit “In the morning”, mund të shihej duke përdorur një sërë makinerish fitnesi, përpara se të pinte një gllënjkë nga uji i saj, duke djersitur derisa përfundonte serinë e ushtrimeve.
Videoja e Jenniferit u shoqëruar nën ritmet e këngës së saj “On My Way”, të cilën ajo e publikoi në nëntor.
Kënga është kolona zanore e filmit të ardhshëm “Marry Me”, i cili do të publikohet më 11 shkurt.
Ajo luan rolin e superyllit të popit, Kat Valdez, e cila merr vendimin e nxituar për t’u martuar me një të huaj totalisht (rol të luajtur nga Owen Wilson) në audiencë në koncertin e saj, pasi mësoi se partneri i saj (rol i luajtur nga Maluma) po e tradhtonte.
Javën e kaluar këngëtarja publikoi një klip të ri në Instagram për të promovuar kolonën zanore.
Në video, Lopez shfaqet duke kënduar “On My Way” në skenë, teksa shfaqen disa pjesë nga komedia romantike.
Në mes të rrugës, ajo shihet duke puthur Owenin në buzë, ndërsa sugjerohet se ai bëhet dashuria e jetës së saj.
Në fund të dhjetorit, ajo hyri në Instagram për të ndarë me ndjekësit një pamje nga prapaskenat e filmit të saj të ardhshëm.
“Fakti që je një personazh i famshëm në sytë e publikut, njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të dinë gjithçka, por është në rregull, unë duhet të kem diçka për veten time, apo jo?”, pyeti Jennifer në postimin e ndarë me ndjekësit e saj.
“Dhe kjo është ajo që ne donim të tregonim në këtë film, jo vetëm personazhin e famshëm, por edhe qenien njerëzore”, tha Jennifer.
“Ne e shohim këtë jetë të shkëlqyeshme dhe duket perfekte”, tha regjisorja Kat Coiro.
“Por, kur shikon dikë si Jennifer, e cila i jep të pasmet, bën punë vërtet rraskapitëse fizike dhe mendore, duke bërë gjithmonë diçka që sheh se ka një ndarje të madhe mes të famshmit dhe llojit të talentit që ajo është”.
“Si qëndroni në tokë ndërsa jetoni jetën në sytë e publikut, si një superyll?”, tha Jennifer.
Më pas ajo shton se qëndron e vendosur duke kujtuar se nga ka ardhur: Bronxi. “Unë nuk ndihem ndryshe nga ai person, dhe kjo është ajo që njerëzit harrojnë, unë thjesht po bëj gjëra me jetën time”, shtoi këngëtarja.
Në videon nga prapaskenat më pas shihet festa e mbylljes dhe Jennifer thotë se ajo dhe producentja e saj kanë punuar në film për shtatë vjet.
“Më preku zemrën dhe jam shumë e emocionuar, mezi pres që të dalë”, shihet ajo duke i thënë aktorëve dhe ekipit.
Sa i përket jetës së saj të dashurisë, Lopez bëri bujë gjatë vitit 2021 pas rindezjes së romancës së saj me aktorin Ben Affleck, 49 vjeç, me të cilin ishte fejuar më parë në vitin 2004. /Telegrafi/