Telegrafi

Nuk e ndiqte në Instagram – Heidi thyen heshtjen dhe tregon për raportin me Bora Zemanin

Heidi Baci ka qenë këto ditë tejet e komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo fillimisht për lidhjen me Romeo Veshajn dhe për pushimet e tyre në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, një gjë që u bë virale ka qenë raporti i aluduar me Bora Zemanin, të cilën nuk e ndiqte në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Marrëdhënia e tyre u përfol mjaft shumë, duke lënë të nënkuptohej se nuk kalojnë mirë.

Lexo po ashtu Heidi flet për lidhjen me Romeon jashtë shtëpisë së Big Brother: Po ecën shumë mirë, është diçka e re

Modelja e njohur ka qenë sot (e mërkurë) e ftuar në ‘Ëake Up’, ku ka folur edhe për këtë pjesë.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta theksoi se ka raporte shumë të mira me të dhe më të parë lajmet për Instagram, ka filluar ta ndjekë menjëherë.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, realisht. Unë nuk është se hyj shumë në Instagram”, tha ajo.

 

Ish-banorja shtoi gjithashtu se po e shijon lidhjen me Romeon jashtë BBVA dhe se po i duket më ndryshe. /Telegrafi/