Site icon Telegrafi

Nuk e ndihmuan pensionistin që humbi vetëdijen dhe u rrëzua me kokë në dysheme brenda bankës, gjykata gjermane dënon tre persona (Video)

Gjykata gjermane ka dënuar sot tre persona të cilët nuk e kanë ndihmuar pensionistin i cili kishte rënë në tokë pavetëdije brenda një banke, duke shmangur kontaktin e madje disa e kanë kapërcyer.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur një vit më parë, kurse kamerat e sigurisë të instaluara brenda bankës kishte filmuar gjithçka, transmeton Telegrafi.

Në videon shihet pensionisti 83-vjeç i cili humb vetëdijen dhe rrëzohet me kokë në dysheme, ku për disa minuta qëndroi i shtrirë pranë bankomatit të një banke në qytetin gjerman Esen.

“Askush nuk ka dashur ta ndihmojë”, ka deklaruar gjyqtari Karl-Peter Vitenberg, i cili ua ka shqiptuar dënimet prej 3.600 euro, një gruaje 39-vjeç, një burri 55 dhe një gruaje tjetër 61.

Dy nga të dënuarit kanë deklaruar në gjykatë, se kanë menduar që 83-vjeçari ishte i pastrehë i cili kishte fjetur brenda bankës.

Ky pensionist i pafat kishte qëndruar i shtrirë në dysheme pa vetëdije për plot 7 minuta, derisa njëri nga klientët e telefonoi ndihmën e shpejtë e cila e ka dërguar me urgjencë në spital.

Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar edhe pasi është dërguar në spital, dhe kështu ka vdekur në spital.

Ndërkaq mjekët kanë bërë të ditur se po të kishin intervenuar me kohë qytetarët ai do të kishte shpëtuar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=zqmUsAXubmM

 

 

 

Exit mobile version