Një punonjës i një miniere të thëngjillit në Turqi i identifikuar si Hakan M, ka krijuar një skenë kaotike në vendin e tij të punës – gjithçka ndodhi pasi nuk iu dha rroga.
Hakan punonte si minator në nxjerrjen e thëngjillit në minierë, e pasi nuk kishte marrë rrogën, mori ekskavatorin dhe shkatërroi pesë kamionë të punëdhënësit, transmeton Telegrafi.
Pronari i kësaj kompanie – përkatësisht daja i tij Omer, siç shkruan portali turk Haberturk, Hakan do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha po mos të kishin intervenuar punëtorët tjerë – duke tentuar ta qetësojnë.
Incidenti ka ndodhur një muaj më parë, e pamjet e filmuara janë publikuar në TikTok dhe brenda pak orëve janë bërë virale.
Për vetëm dy ditë mori 7.5 milionë shikim dhe mbi 25 mijë komente. Shumë prej përdoruesve të TikTokut e kanë përkrahur vendimin e Hakanit. /Telegrafi/