Telegrafi

Nuk e mbajti premtimin – Lady Gaga paditet nga gruaja që ia gjeti qentë për mospagimin e shpërblimit prej 500 mijë eurosh

Një grua që u tha se ia gjeti qentë Lady Gagas tani është duke e paditur yllin e muzikës pop për mos-përmbushjen e shpërblimit të premtuar prej afro 500 mijë eurosh.

Sipas TMZ, Jennifer McBride pohon se Gaga, 36 vjeçe, e bëri të qartë se do të paguante shumën e madhe nëse qentë e saj do të ktheheshin pa ndonjë dëmtim.

Këngëtarja e “Stupid Love” shpalli shpërblimin në shkurt të vitit 2021 pasi të vegjlit e saj, Koji dhe Gustav, iu vodhën me armë nga shëtitësi i qenit të saj.

Foto: Getty Images

Sipas TMZ, McBride pretendon se ajo ia ktheu qentë Gagas në stacionin e LAPD më 26 shkurt 2021 – vetëm dy ditë pasi u morën.

Lexo po ashtu Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë shpërblim për personin që i gjen dy qentë e saj, që u vodhën pas një sulmi ndaj punëtorit të saj

McBride u akuzua më vonë në lidhje me vjedhjen e tyre. Ajo dyshohet se ishte në lidhje me babanë e njërit prej burrave përgjegjës për sulmin ndaj shëtitësit të qenve të Gagas, Ryan Fischer.

Foto: Instagram

Jennifer është duke kërkuar tani më shumë se 500 mijë euro. Ajo po kërkon dëmshpërblim mbi një milionë euro për gjoja postimin mashtrues që bëri në lidhje me dëmshpërblimin.

Siç u raportua më parë, Fischer po shëtiste tre qentë e Gagas në Los Angeles më 24 shkurt 2021, kur u ndesh nga disa burra, të cilët vodhën dy nga kafshët shtëpiake të fitueses së “Grammy”-t.

Foto: Getty Images

Në këtë proces, Fischer u qëllua në gjoks dhe u shtrua në spital. Fatmirësisht ai i mbijetoi plagëve të marra. /Telegrafi/

Ryan Fischer po shëtiste tre qentë e Gagas në Los Angeles