Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka lënduar veten, pas një kërkese të bërë për pushim gjatë vikendit, e cila i është refuzuar.
Ky person në shenjë proteste ka dëmtuar buzët e tij.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, që ka mohuar se në Burgun e Dubravës po mbahet grevë grupore e disa të burgosurve.
“Nuk bëhet fjalë për ndonjë grevë, por që ky rast është individual”, ka thënë Zogaj, për Klan Kosova.
“Nuk është hera e parë që personi i njëjtë vepron në këtë formë”, ka shtuar ai.
Më tej ai ka thënë se asnjë të burgosuri me ligj nuk i takojnë ditët e pushimit.
“Shtatë ditëshi i pushimit ka qenë motivim për punë, por që më pas është hequr”, ka pohuar Zogaj.
Ai ka thënë se pas formimit të institucioneve të reja, duhet rishikuar edhe një herë vendimin për pushimin e të burgosurve.
Fotografitë e mposhte ku i burgosuri shihet që ka lënduar veten, janë siguruar nga Arbresh.info.