Një polic kinez është therur për vdekje në rrugë, pas një mosmarrëveshje me një shitës të shalqinjve.
Tre burra janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e policit kinez në qytetin Lanzhou, në provincën Gansu, transmeton Telegrafi.
Një video amatore e filmuar me telefon të mençur, shfaq momentin kur një burrë qëndron i shtrirë në tokë pa ndjenja i mbuluar në gjak.
Sipas mediave kineze, policët ishin munduar një fermer ta ndalojnë që të shet shalqinj në rrugë për faktin se ishte një veprim ilegal dhe se për këtë veprimtari nuk kishte leje.
Ata madje e kishin kërcënuar me konfiskim të veturës së mbushur me shalqinj, dhe duket se ky veprim nervozoi shumë fermerin dhe dy djemtë e tij që iu vërsulen policëve.
Si pasojë e sulmit një polic është therur për vdekje, kurse si të dyshuar janë arrestuar fermeri dhe dy djemtë tij. /Telegrafi/