Site icon Telegrafi

Nuk e lejojnë të falet në aeroplan, pasagjeri nga Tunizia i vërsulet stjuardesës dhe tenton të futet në kabinën e pilotit (Video)

Aeroplani i aviokompanisë “Transavia Airlines” që ishte nisur nga Parisi për në Tunizi, ka bërë ulje emergjente pasi një pasagjer ka filluar të bërtasë Allah Akbar, duke tentuar të futet me dhunë në kabinën e pilotit.

Gjatë fluturimit, tunizianit i është ndaluar të kryej ritet fetare (të falet) në aeroplan, dhe si rezultat i këtij veprimi është bërë i dhunshëm ndaj një stjuardese, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët kanë deklaruar se ky burrë rreth të 30-ve, kishte bërtitur se duhet ta ndihmojnë pasi që është nga Tunizia. Në një video të publikuar në internet, ky burrë është parë duke u “orvatur” me anëtarët e sigurimit që mundoheshin ta “neutralizojnë”, derisa aeroplani Boeing 737-800 ishte në ajër.

“Më tregoni çfarë kam bërë? Po më lëndoni. Çfarë je duke bërë? Allahu Akbar”, dëgjohet ky burrë duke bërtitur.

Megjithatë pasi është vënë nën kontroll situata, aeroplani ka aterruar në aeroportin e qytetit francez Nice, ku policia ka arrestuar burrin. Ndërkaq pasagjerët që ishin nisur për të Tuniz janë detyruar të qëndrojnë për disa orë. /Telegrafi/

Exit mobile version