Telegrafi

Nuk e lë të futet brenda për shkak se nuk kishte vende të lira, burri spërkat me sprej në fytyrë shoferin e autobusit në Sydney (Video)

Shoferi i një autobusi në Sydney e ka pësuar keq kur vendosi t’ia ndalojë hyrjen një mashkulli, pasi që autobusi ishte i mbushur me pasagjerë dhe nuk kishte vende të lira.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe policia që e ka quajtur veprim qyqar, pasi sulmuesi mbi 6 herë i hedh sprej në fytyrë shoferit, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është zhvilluar Oxford, ku burri që e spërkat me sprej shoferin besohet të jetë shtetas anglez që insistonte të futej në autobus.

Megjithatë, ishte shoferi 38-vjeç që këmbënguli për mos ta lënë brenda, dhe në një moment situata eskaloi dhe pasi humbi durimin e spërkati me sprej shoferin dhe u largua nga vendi i ngjarjes me vrap.

Si pasojë e këtij veprimi shoferi nuk ka qenë në gjendje ta përfundojë orarin e punës, dhe është dërguar me urgjencë në spital për shkak të vështirësive në sistemin respirator. /Telegrafi/