Telegrafi

Nuk e lë të futet brenda lokalit, i riu nokauton me vetëm një grusht pjesëtarin e sigurimit në Londër (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një i ri nokauton me vetëm një goditje pjesëtarin e sigurimit të një dyqani, i cili refuzoi ta lë të futet brenda.

Një grup të rinjsh dëshironin të futeshin brenda një lokali në pjesën perëndimore të Londrës, por kur pjesëtari i sigurimit ua bëri me dije se nuk mund të futen – njëri prej tyre humbi durimin dhe me të djathtën e goditi fuqishëm në fytyrë sa që e rrëzoi në tokë, transmeton Telegrafi.

Videoja amatore e publikuar më poshtë është filmuar nga një dëshmitar, ku shihet se si viktima përplas kokën në tokë kur rrëzohet nga goditja e fuqishme, derisa miqtë e sulmuesit kënaqeshin duke qeshur.

Por, është interesant se si sulmuesi nuk arriti ta ruaj epitetin e të “fortit”, pasi u ngrit në këmbë pjesëtari i sigurimit, pasi u zhduk nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.

Ndërkaq policia metropolitane kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesit. /Telegrafi/