Site icon Telegrafi

Nuk e la familja të ikte jashtë shtetit, 16-vjeçari vetëvaret në kasolle

Dalin në dritë detaje të reja nga vetëvrasja e një 16-vjeçari në fshatin Verri të Fierit.

Adoleshenti u gjet sot pasdite rreth orës 16:30 i varur në kasolle. Hetimet për të zbardhur ngjarjen po vijojnë, por banorët e zonës të cilët e njihnin familjen kanë dhënë detaje për mediat.

Ata thonë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.

I ati i viktimës merrte kemp. Sipas komshinjve 16-vjeçari dëshironte të linte shkollën dhe të emigronte jashtë shtetit, por familja nuk e lejonte.

Gjergji Tashi mund të ketë përjetuar stres dhe gjendje të rënduar psikologjike. Kjo mendohet të jetë arsyeja që e ka çuar adoleshentin të kryejë vetëvrasje, shkruajnë mediat shqiptare.

Exit mobile version