Site icon Telegrafi

Nuk e kishte vlerësuar mirë situatën, shoferi lëvizi nëpër rrugën e mbushur me ujë – për pak sa nuk u “fundos” (Video)

Shoferi i një autobusi duket se nuk e kishte vlerësuar mirë situatën kur vendosi të kalojë në rrugën e vërshuar nga uji, duke lëvizur kështu me 50 kilometra në orë në një thellësi relativisht të madhe.

Është interesant se si shoferit nuk i kishte mjaftuar fakti që gjithë shoferët tjerë ishin ndalur dhe nuk guxonin të kalonin nëpër rrugën e mbuluar nga uji, dhe kështu vendosi të tregohet më i “menqur”, duke bërë që autobusi të “rrëmbehet” nga uji në një rrugë në Wallasea të Essex, Angli, transmeton Telegrafi.

E si rezultat i këtij veprimi është dashur të ndërhyjnë ekipet emergjente për ta nxjerrë dhe shpëtuar personat që ishin brenda autobusit. Por, ishte një dëshmitarë okularë që filmoi me telefon gjithë ngjarjen.

Shoferi ishte munduar ta arsyetoj veprimin, duke thënë se ishte munduar të lëviz në skaj të rrugës, por ishte uji i rrëmbyeshëm që e “morri me vete” autobusin. Mediat lokale raportojnë se nuk ka pësuar lëndime asnjë person që ishte brenda autobusit. /Telegrafi/

Exit mobile version