Telegrafi

Nuk e kishte mbuluar mirë kokën me shami, iraniani godet me shqelm gruan në mes të Teheranit – ajo i kundërpërgjigjet

Një burrë ka sulmuar një grua në Iran me pretendimin se nuk kishte mbuluar mirë kokën me mbulesë – por ky veprim vetëm sa i kushtoi shtrenjtë, ajo iu kundërvu duke mos dashur të tërhiqet derisa t’i hakmerret.

Në videon e publikuar më poshtë shihet një burrë me mjekër që ndalë gruan në rrugë dhe e godet me shqelm – ku nga fuqia e madhe e rrëzon në tokë, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se e gjitha filloi pasi ai e kritikoi gruan se nuk e kishte mbuluar mirë kokën. Ngjarja është zhvilluar në Teheran, ku gruaja lëre që nuk u tërhoq nga veprimi i dhunshëm i burrit – madje e sulmoi duke tentuar ta godet.

Në anën tjetër policia po analizon pamjet dhe është vënë pas burrit që sulmoi gruan e panjohur, të cilës i shkaktoi lëndime trupore nga goditja me shqelm. /Telegrafi/