Kamerat e sigurisë kanë filmuar një burrë duke shkatërruar tarracën e një kafiterie, ku pronarët e saj kishin refuzuar t’i shërbejnë për shkak të sjelljeve të pahijshme.
Shoferi që ishte pas timonit shihet se si me veturë futet disa herë në tarracë dhe ua shkatërron inventarin – tavolinat, karriget dhe saksitë me lule, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në Lancashire të Anglisë, kurse ne momentin e incidentit dy klientë shikonin të shokuar me atë çfarë po ndodhte.
Sipas punonjësve të kafiterisë, burrin të cilën refuzuan ta shërbejnë ishte rreth të ’30-ve. Ndërkaq, policia angleze ka njoftuar se ka arrestuar një person rreth të ’30-ve, i cili ishte nën ndikim të alkoolit kur është kapur. /Telegrafi/