Libri “Rekordet Botërore Guinness” e kanë shpallur Dr. Howard Tucker si mjekun më të vjetër që ende e ushtron profesionin e mjekut.
Neurologu nga Ohioani, i cili është 100 vjeç dhe ka 75 vjet që merret me mjekësinë, deklaroi se nuk ka plane të afërta për t’u pensionuar.
“Unë e konsideroj këtë titull të rekordeve botërore Guinness si një nder të veçantë dhe e shoh si një arritje tjetër në një jetë të gjatë, të kënaqshme dhe të lumtur”, tha doktor Tucker.
Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, “Dr. Howard vazhdon t’u shërbejë pacientëve të tij javë pas jave, me mesataren ditore që zgjat nga 9 e mëngjesit deri në 6 pasdite. Edhe infektimi me COVID-19 pak pas ditëlindjes së tij të 100-të nuk e ndaloi atë të punonte”.
“Dr. Tucker luante në violinë dhe bas, dhe imagjinon se nëse nuk do të ishte bërë mjek, do të kishte vazhduar të luante muzikë në mënyrë profesionale”, thuhet më tej në raport.
Historia e Howard fillon në Cleveland, Ohio, SHBA. Ai lindi në vitin 1922 dhe jetonte me prindërit dhe një vëlla. Si shumë familje të tjera, familja u prek nga Depresioni i Madh në vitin 1929 – gjatë viteve të formimit të tij.
“Prindërit e mi u përpoqën të më mbronin mua dhe vëllanë tim nga efektet sa më mirë që mundeshin, duke sakrifikuar shumë për të na siguruar”, tha Dr. Howard. /Telegrafi/