Site icon Telegrafi

“Nuk e kam idenë nëse Lovreni e ka prekur topin, po akordoj penallti”, zbulohet biseda mes gjyqtarëve dhe lojtarëve te penalltia e parë

Gjyqtari Jon Moss e pranoi se nuk ka parë Dejan Lovrenin se a e ka prekur topin te penalltia e parë në derbin mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në Anfield.

Harry Kane u rrëzua nga Loris Karius, anglezi ishte paraprakisht në pozitë jashtë loje. Por, mendohej se kroati kishte prekur topin dhe kështu anglezi kishte mundësi për gol të rregullt në rast se portieri nuk do e rrëzonte.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit mendojnë se gjyqtari anësor festoi kur kryesori vendosi për penalltinë e parë (Video)

Para se të merrej vendimit përfundimtar, gjyqtari Jon Moss u konsultua me anësorin Eddie Smart, se a e ka prekur apo jo Lovreni topin.

Më poshtë keni bisedën e plotë mes dy gjyqtarëve dhe lojtarëve që ishin afër:

Smart me Moss: “E gjitha që duhet të di është se a e ka prekur Lovren apo jo topin? Nëse nuk e ka prekur topin, atëherë është pozitë jashtë loje”.

Christian Eriksen: “Ai e ka prekur topin”.

Emre Can: “Nuk e ka prekur”

Smart: “Nuk jam i sigurt nëse Lovreni e ka prekur apo jo topin. Kjo është pyetja që po pyes”.

Pastaj gjyqtarët i kërkojnë lojtarëve të largohen…

Moss: “Më fol prapë”.

Smart: “Kam nevoj ta qartësoj nëse Lovreni e ka prekur apo jo topin. Nëse po, është veprim i qëllimshëm dhe është penallti. Nëse nuk e ka bërë, është pozitë jashtë loje”.

Moss: “Nuk kam ide nëse Lovreni e ka prekur topin apo jo. Martin (Atkinson), ke diçka ti? (pyetje për gjyqtarin e katër)”.

Moss i tha Smartit: “Po akordoj penallti”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=f5iXG20rxq0

Exit mobile version