Site icon Telegrafi

Nuk e ka fituar akoma kujdestarinë e vajzës? Reagon Fero

Fero

Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, këtë kohë kanë qenë në vëmendje të madhe.

Kjo për shkak të çështjes mbi kujdestarinë e vajzës së tyre, për të cilën pati aludime të ndryshme.

Avokatja e modeles, Blinera Osmani, në një prononcim për Telegrafin tha se kujdestaria e vajzës nuk i është marrë klientes së saj.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani.

Fero nga ana tjetër ka reaguar në lidhje me këtë me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Lexo po ashtu Vazhdon drama: Avokatja e Arbenita Ismajlit thotë se Fero nuk e ka marrë ende kujdestarinë e vajzës

“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundershtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet ndër të tjerash.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë ngjarja e tyre. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version