Site icon Telegrafi

Nuk e hapi dhuratën e Krishtlindjes, që ia kishte dhuruar 47-vite më parë ish e dashura (Foto)

Shumica prej nesh me padurim presim të hapim dhuratat e festës të Krishtlindjes. Por një burrë ka arritur të përmbahet, duke mos e hapur dhuratën që e kishte fituar para 47 viteve.

Bëhet fjalë për burrin e identifikuar si Adrian Pearce, i cili e kishte fituar këtë dhuratë nga ish-e dashura që e kishte braktisur shumë vite më parë, transmeton Telegrafi.

Asokohe ai ishte vetëm 17-vjeç, dhe ishte nxënës i klasës së 12-të i shkollës George S. Henry në Don Mills të Torontos.

Por, kur u nda nga e dashura Vicki, ai mbeti me zemër të thyer dhe assesi nuk mund të pajtohej që ajo e kishte braktisur.

“Rruga për në shtëpi më është dukur shumë e gjatë dhe isha i pikëlluar, natyrisht si çdo person tjetër kur ndahet nga partneri. Dhe prej atëherë e kam mbajtur nën bredh për Krishtlindje, dhe sa herë që familjarët e mi i hapnin dhuratë një gjithmonë mbetej nën bredh, ajo ishte dhurata që Vicki ma kishte dhuruar”, ka deklaruar Pearce.

Por, Adrian vazhdoi ta mbante nën bredh dhuratën edhe pse u martua dhe krijoi familje, derisa një ditë gruaja e tij vendosi ta largoj nga shtëpia.

Kështu Pearce para se ta humbte e hapi për të parë se çfarë kishte brenda, dhe doli se ishte një fotografi e dyshes sa ishin në lidhje. /Telegrafi/

Exit mobile version