Ata janë përpjekur që ta mbajnë sa më sekret marrëdhënien e tyre, por duket se Jennifer Lawrence dhe Darren Aronofsky kanë vendosur që të këtë vit të jenë sa më të hapur sa i përket marrëdhënies së tyre.
Çifti, i cili ka nisur të shoqërohet në muajin maj, është fotografuar sërish në New York, vetëm disa ditë pasi u fotografuan në një park në Manhattan.
Aktorja 26-vjeçare dhe regjisori 47-vjeçar janë parë teksa shëtisnin së bashku ndërkohë që Aronofsky kishte kapur për krahu të dashurën. /Telegrafi/