Telegrafi

Nuk e fshehin më – Arilena Ara dhe i dashuri i saj publikojnë fotografi të shumta duke shijuar çaste intime si çift

Foto: Arilena Ara/Instagram

Këngëtarja Arilena Ara ka tash e sa kohë që po qëndron në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga menaxheri dh i dashuri i saj, Popi Kola, me të cilin është në një ligje të gjatë prej vitesh.

Megjithëse me vite të tëra, dyshja e kanë mbajtur private romancën e tyre – duket se gjërat kanë ndryshuar për çiftin.

Foto: Arilena Ara/Instagram

Kjo pasi ata tashmë edhe hapur po e tregojnë se sa të lumtur janë në krahët e njëri-tjetrit, duke publikuar fotografi të shumta së bashku.

Foto: Arilena Ara/Instagram

Ka qenë Arilena ajo e cila në një postim të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka rishpërndarë një sërë imazhesh të saj me të dashurit, të realizuara në Los Angeles.

Lexo po ashtu Arilena thekson siluetën e trupit në pozat ngacmuese nga Los Angelesi

Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që kjo mund të vërehet edhe nga afërsia dhe puthjet e përqafimet e shumta që ata i kanë dëshmuar në fotografitë e ndara me ndjekësit.

Foto: Arilena Ara/Instagram

“Në këtë botë, është vetëm ne”, shkroi këngëtarja shkodrane në mbishkrimin e imazheve, si shenjë dedikimi për më të dashurin e saj. /Telegrafi/

Foto: Arilena Ara/Instagram

 

Foto: Arilena Ara/Instagram

 

Foto: Arilena Ara/Instagram

 

Foto: Arilena Ara/Instagram