Këngëtarja Arilena Ara ka tash e sa kohë që po qëndron në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga menaxheri dh i dashuri i saj, Popi Kola, me të cilin është në një ligje të gjatë prej vitesh.
Megjithëse me vite të tëra, dyshja e kanë mbajtur private romancën e tyre – duket se gjërat kanë ndryshuar për çiftin.
Kjo pasi ata tashmë edhe hapur po e tregojnë se sa të lumtur janë në krahët e njëri-tjetrit, duke publikuar fotografi të shumta së bashku.
Ka qenë Arilena ajo e cila në një postim të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka rishpërndarë një sërë imazhesh të saj me të dashurit, të realizuara në Los Angeles.
Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që kjo mund të vërehet edhe nga afërsia dhe puthjet e përqafimet e shumta që ata i kanë dëshmuar në fotografitë e ndara me ndjekësit.
“Në këtë botë, është vetëm ne”, shkroi këngëtarja shkodrane në mbishkrimin e imazheve, si shenjë dedikimi për më të dashurin e saj. /Telegrafi/