Telegrafi

Më nuk e fsheh, Genc Prelvukaj e thotë troç: Po jam në lidhje me Eni Koçin

U fol e përfol, por dyshja zgjodhi të hesht rreth thashethemeve për romancën e tyre.

Duket se gjithçka filloi pas bashkëpunimit në videokëngën, “Vetëm ti”, ku nisin shkëndijat e para të dashurisë mes Genc Prelvukajt dhe Eni Koçit.

Me sa duket, duhet të “martoheshin” Adrian Gaxha dhe Mimoza Shkodra që reperi dhe biondja simpatike ta thoshin troç që po përjetojnë një histori dashurie.

Në fakt, shou televiziv “Një kafe me Labin” ka publikuar edhe prapaskenat e festës së organizuar disa ditë më parë dhe në një pjesë të videos mund të dëgjojmë edhe konfirmimin e vetë Gencit i cili pranon lidhjen me Enin.

“Po kemi vendosur që mos ta fshehim dashurinë tonë. Ne kemi ardhur bashkë në këtë ngjarje, sa do që është e trilluar”, ka pohuar Genci.

Lexo po ashtu Urimi plot dashuri i Genc Prelvukajt për Eni Koçin

Theksojmë se çifti gjatë muajit të kaluar këngë e re të përbashkët të titulluar, “Harrove”, i cili deri më tani është shikuar mbi 2.1 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, artistët janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/