Site icon Telegrafi

Nuk e duan gjigantët italianë, Sagna drejt transferimit te Wolfsburgu

Manchester City's Bacary Sagna

Mbrojtësi francez, Bacary Sagna ka mbetur futbollistë i lirë nga muaji qershor i këtij viti.

Pas përfundimit të kontratës me klubin anglez, Sagna ende nuk ka gjetur ndonjë angazhim edhe përkundër ofertave që kishte.

Për të kishin shfaqur interesim Galatasaray dhe Fenerbahce në Turqi por francezi refuzoi t’i bashkohej kampionatit turk.

34-vjeçari ditë më parë kishte deklaruar se dëshiron t’i bashkohej kampionatit italian.

Ai ka përmendur skuadrat e mëdha italiane Roma, Juventus, Inter, Milan e Napoli se do të dëshironte të luante aty.

Por si duket asnjëra nga skuadrat e lartpërmendura nuk kanë shfaqur interesim për sigurimet e francezit.

E ardhmja e mbrojtësit francez duket se do të jetë në kampionatin gjerman tek Wolfsburgu.

Mediat gjermane kanë shkruar se agjenti i lojtarit ka takuar drejtuesit e klubit dhe marrëveshja duket e afërm.

Sagna pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version