Site icon Telegrafi

Kështjella misterioze e përrallave moderne në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial në një liqen

Një kështjellë gjigante e përrallave të ditëve moderne është ndërtuar në Poloni – por e zuri kombin në befasi.

Ndërtimi i kështjellës misterioze të Stobnicës filloi në vitin 2015, por nuk kishte asnjë publicitet rreth objektit dhe opinioni i gjerë në Poloni nuk ishte i informuar për të derisa fotografitë e strukturës së madhe u bënë virale në vitin 2018.

Sot, kështjella është pothuajse e përfunduar, me fotot që tregojnë se është një pamje befasuese për t’u parë, transmeton Telegrafi.

Stobnica përmban kulla mahnitëse dhe mure të mëdha guri. Aktualisht është mbi 70 metra e lartë dhe rreth 200 metra  e gjatë, sipas faqes së saj të internetit.

Kalaja është e vendosur në një ishull artificial, të krijuar si pjesë e ndërtimit të saj, në periferi të pyllit Notecka në Poloninë Perëndimore, rreth një orë larg nga Poznan.

Ndërsa vetë kështjella është ende një kantier ndërtimi, vizitorët mund të eksplorojnë zonën përreth. Biletat janë të disponueshme për t’u blerë për shtigjet aty pranë në faqen e internetit të kështjellës, duke filluar nga 6.5 euro.

Gjatë udhëtimit, vizitorët mund të ecin nëpër ‘Shtegun Edukativ Pyjor të Kështjellës së Stobinicës’ dhe të vlerësojnë nga afër arkitekturën e mrekullueshme të saj. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version