Site icon Telegrafi

Nuk e dinte më herët – babai i Rihannas u befasua kur kuptoi për shtatzëninë e dytë të këngëtares në “Super Bowl”

Babai i Rihannas ishte po aq i befasuar sa pjesa tjetër e botës kur këngëtarja e “Umbrella” zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së dytë në pjesën e parë të “Super Bowl 2023”.

Ronald Fenty, që udhëtoi nga Barbados për të ndjekur të bijën në Glendale, Arizona, tha për TMZ se ai nuk e kishte idenë se vajza e tij po priste fëmijën e dytë me ASAP Rockyn.

“Zoti im. Vajza ime duket se është shtatzënë”, kujton ai duke i thënë partneres teksa ishte në tribunë në State Farm.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Ronald gjithashtu vuri në dukje se ai shpreson se themeluesja e “Fenty Beauty”, 34 vjeçe, do të mirëpresë një vajzë këtë herë – pasi lindi një djalë vitin e kaluar, shkruan PageSix.

Lexo po ashtu Rihanna shpenzoi gjysmë milionë euro gjatë qëndrimit në Arizona për të performuar në "Super Bowl"

Siç është raportuar më parë, këngëtarja e “Disturbia”, e lindur Robyn Rihanna Fenty, ka pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin ndër vite.

Rihanna dhe babai i saj (Foto: Shutterstock)

Ronald u divorcua nga mamaja e Rihannas, Monica Braithëaite, për shkak të problemeve të alkoolit dhe drogës kur këngëtarja ishte vetëm 14 vjeçe.

Artistja e famshme botërore më vonë akuzoi të atin se kishte keqpërdorur emrin e saj për të përfituar. Megjithatë, ajo përfundimisht hodhi poshtë padinë që ngriti kundër tij në shtator 2021.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Rihanna dhe ASAP filluan takimet me njëri-tjetrin në vitin 2020, por që ata kishin qenë miq prej vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version