Telegrafi

“Nuk e dinim nëse do zgjoheshim më”, Linda Lusardi flet për luftën që përjetuan me Sam Kane kundër COVID-19

Linda Lusardi,Sam Kane(Foto: MJ Kim/Getty Images/Guliver)

Aktorja Linda Lusardi, së bashku me bashkëshortin e saj, Sam Kane, janë kthyer në shtëpinë e tyre pasi simptomat e coronavirus kanë filluar të zbuten.

Por, para se të ktheheshin në gjendje pothuajse normale, Lusardi tha se dhimbja që ajo kishte pësuar nga coronavirus ishte aq e tmerrshme sa që kishte frikë se mund të vdiste, shkruan The Sun.

“Ne kishim ardhur deri në atë atë pikë ku që të dy po luteshim, pasi nuk e dinim nëse do zgjoheshim më”, kishte thënë ajo.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Sam Kane shtoi: “Ne thjesht shikuam njëri-tjetrin dhe thamë: ‘Shiko, ne nuk mund ta mposhtim këtë'”.

Lexo po ashtu Linda Lusardi largohet nga spitali pas infektimit me coronavirus

Sam beson se ai kontraktoi virusin i pari, gjatë një takimi biznesi përpara se të fillonin të merrnin masa të rrepta të distancimit social.

Edhe vajza e tyre, Lucy, përmes një deklarate kishte thënë si kishte frikë, pasi që mund të mos i shihte asnjëherë më prindërit e saj.

Rezultatet e Lindës ishin fillimisht negative, por testet treguan mungesë oksigjeni në gjakun e saj, kurse të nesërmen ajo u testua dhe doli pozitive për COVID-19. /Telegrafi/