Niall Horan ka nderuar emocionalisht Liam Payne, duke thënë se ai është “absolutisht i shkatërruar”.
Ai është anëtari i fundit i “One Direction” që ka bërë homazhe dhe ka thënë se e tërë kjo thjesht nuk duket si e vërtetë.
Payne kishte qenë në Argjentinë për të parë një nga shfaqjet e Horanit dhe dyshja ishin ribashkuar vetëm disa ditë para vdekjes së yllit.
Horan tha: “Ndihem shumë me fat që e pashë së fundmi. Për fat të keq nuk e dija që pasi t’i thosha lamtumirë dhe ta përqafoja atë mbrëmje, do t’i thosha lamtumirë përgjithmonë. Është zemërthyese”.
Ai e përshkroi ish-shokun e tij të grupit se kishte një energji për jetën dhe një pasion për punën që ishte infektues.
“Ai ishte më i ndrituri në çdo dhomë dhe gjithmonë i bënte të gjithë të ndiheshin të lumtur dhe të sigurt”, tha ai.
Horan shtoi: “Faleminderit për gjithçka, Payno. Të dua vëlla”. /Telegrafi/