Site icon Telegrafi

“Nuk e dija ku është Egnatia, por e kuptova më vonë se ishte klubi i qytetit tim”, Memolla tregon historinë interesante

Hysen Memolla ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Ylli i FC Suharekës ka zbuluar shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe historinë se si nuk e dinte prejardhje e ekipit Egnatia.

“Nuk e mbaj mend ku isha duke luajtur, ndoshta në Hungari apo nuk e di ku kur më erdhi oferta nga Egnatia”, fillon rrëfimin e tij Memolla.

“Më thanë shiko se është Egnatia, dëshiron të bëhet një ekip elitar, ndoshta kemi mundësi të shkojmë edhe andej”, tregon qendërmbrojtësi, por duke mos e ditur se nga kishte prejardhjen klubi.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Memolla i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version