Një shofer i cili po përdorte celularin derisa ishte duke vozitur është përplasur për një veturë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një gjë e tillë ndodhi, edhe pse pak më parë, gjatë një shkëmbimi të fjalëve me një çiklist, i cili regjistroi tërë ngjarjen, ky i dyti i kishte thënë që ta largonte celularin.
Ai i kishte këshilluar shoferin e veturës – i cili rrezikon tre pikë në patentshoferin e tij si dhe një gjobë – duke i thënë atij të largonte telefonin e tij.
Por burri në veturë këmbëngul se është në rregull, sepse ai mund të voziste në mënyrë të sigurt duke përdorur telefonin e tij celular.
Më pas, ai u largua, por çiklisti ishte në gjendje të vazhdonte me të për shkak të trafikut në radhë. /Telegrafi/