Telegrafi

Nuk e besoni kërkesën e Atleticos për fanellat e finales

Atletico Madridi ka kërkuar nga Liga e Kampoinëve një gjë speciale.

AS shkruan se Atletico ka kërkuar që të luajë në finale me fanellën ngjyrë të kaltër të mbyllur (teget).

Arsyeja pse Atletico ka kërkuar këtë ngjyrë është që i ka sjellë fat në udhëtime, përfshirë edhe ndeshjet ndaj Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Sidoqoftë, kërkesa e tyre është refuzuar nga UEFA, që do të thotë se Atlietco do të luajë me fanellën tradicionale bardhë e kuq, shkruan Telegrafi.

AS shton se kampi i Atleticos nuk kërkon hakmarrje por kanë instaluar energji pozitive para duelit që zhvillohet të shtunën në San Siro të Milanos.

Lojtarët po qëndrojnë bashkë në të njëjtin hotel në shenjë uniteti. /Telegrafi/


bike trails