Telegrafi

Nuk e besoni – Juanfran produkt dhe ish-lojtar i Realit

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran ishte fytyra tragjike e finales së Ligës së Kampionëve mbrëmë

Ai huqi penaltinë vendimtare, duke u bërë arsyeja pse ekipi i tij nuk doli triumfues.

Juanfran më parë gjatë takimit bëri një asistim të shkëlqyer për Carrascon i cili barazoi rezultatin, shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë: Torres duke qarë pas finales (VIDEO)

Megjithatë, prapa Juanfran ekziston një histori interesante.

Ai iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë u bë pjesë integrale e skuadrës duke u shndërruar në një nga liderët e skuadrës.

Por, fakt interesant është se Juanfran është produkt i akademisë së Real Madridit dhe luajti gjashtë ndeshje për ekipin e parë të Los Blancos, para se të detyrohej të largohej nga ekipi.

Juanfran e kishte rastin e jetës t’ia dëshmonte Realit gabimin, por në fakt e dëshmoi të kundërtën, duke ia dhuruar me këmbët e tij trofeun te skuadra që e largoi. /Telegrafi/