Politikani i njohur, Ramush Haradinaj dhe prezantuesja Anita Muçaj shpeshherë e kanë shprehur dashurinë e tyre në publik.
Çifti kishte pranuar se janë njohur kur Anita ka punuar në RTK, teksa ata nuk i pengon një gjë.
Diferenca e madhe në moshë që ata e kanë, e që është 12 vjet.
Vet Anita kohë më parë u shpreh se diferenca në moshë nuk është asgjë.
“Dashuria nuk matet me vjet, Ramushin e vlerësoj për atribute të veçanta që posedon, për një karakter të jashtëzakonshëm për sinqeritetin dhe mirësjelljen e tij. Ai është shoku më i mirë në jetën time është baba shumë i mirë, është familjar i kujdesshëm dhe mbi të gjitha më do shumë. Çelësi i suksesit, është ndoshta një besim dhe respekt i ndërsjellë, afërsia dhe kompromisi dhe mbi të gjitha dashuria e madhe për njëri tjetrin”, kishte thënë dikur Anita.