Telegrafi

Nuk duhet të varemi nga Rooney

“Ne nuk duhet të qëndrojmë kështu në këtë situatë pa Rooneyn. Wayne Rooney po kalon një sezon të jashtëzakonshëm. Ne nuk mund ta mohojmë këtë. Por, ky është Manchester United. Ne kemi shumë lojtarë tjerë kualitativ në skuadër”.

“Ndodh që të humbisni lojtarët më të mirë. Kur kjo ndodh, të tjerët duhet të vihen në front dhe të tregojnë kalibrin se pse luajnë për këtë klub. Tre ndeshjet e fundit nuk shkuan siç dëshiruam por duhet të jemi të qetë. Titulli nuk është në duart tona, që është zhgënjyese sepse jemi mësuar ta kemi situatën nën kontroll”.

“Por, nuk ka përfunduar asgjë, kanë mbetur dhe shumë ndeshje për t’u luajtur”, ka thënë Phelan për BBC. /Telegrafi/