Telegrafi

Nuk duhet të pini 8 gota ujë në ditë.. ja pse

Zanafilla e këtij rregulli është një studim i kryer në 1945, sipas të cilit për të qënë të hidratuar duhet të pimë 2.5 litra ujë në ditë.

Por, shkruan media amerikane, është injoruar fjalia pasuese e këtij studimi. Në të lexohet: Pjesa më e madhe e kësaj sasie është në ushqimet e përgatitura. Uji është i pranishëm tek frutat dhe perimet. Është tek lëngjet, tek birra, tek çaji dhe kafeja.

Megjithëse rekomandohet se uji është pija më e mirë për t’u konsumuar, sigurisht që nuk është i vetmi burim hidratimi, transmeton TCH. Nuk mund të merrni gjithë ujin e nevojshëm vetëm nëpërmjet pijeve. Madje nuk duhet të shqetësoheni pse nuk ndiheni kurrë të etur. Trupi i njeriut jep sinjale shumë kohë para se të jeni të dehidratuar.

Autori i këtij shkrimi, Aaron E. Caroll, thotë se nuk ka një rregull formal se sa ujë në ditë duhet të pijnë njerëzit. Kjo, pasi varet nga sasia që njerëzit hanë, ku jetojnë, mosha dhe çfarë bëjnë. /Telegrafi/