Telegrafi

Nuk duhet të jenë ekskluzivisht të zeza ose gri: Kjo ngjyrë palltoje do të jetë tendenca kryesore e sezonit të vjeshtës

Është ideale të zgjidhni një pallto të ngrohtë, të leshtë në një nga nuancat e ngjyrës së gjelbër

Nuancat dehëse të ngjyrës së gjelbër do të jenë po aq të njohura, nga më të shndritshmet, ngjyrë nenexhiku, ngjyrë fëstëku deri në nuanca më të errëta dhe gri, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që nuancat neutrale të ngjyrës së zezë, gri dhe kafe nuk janë në modë; përkundrazi, pjesë të tilla duhet t’i keni në gardërobën tuaj, si dhe palltoja shumë e popullarizuar e leshit të devesë.

Ato janë një nuancë më lehtë për t’u kombinuar me rroba dhe këpucë të ndryshme, por nuk është gabim as me një pallto jeshile.

Është mirë të zgjidhni një model me një prerje klasike, me disa detaje të përjetshme, të cilat do t’ju përshtaten më lehtë me pjesën tjetër të veshjes.

Zgjidhni modele që mund të vishen me kombinimet e ditës dhe të mbrëmjes…

Gjithashtu, modelet shumëngjyrëshe të dominuara nga jeshilja janë të pashmangshme për të vajzat!

Zgjidhni nuancën tuaj të gjelbër dhe definitivisht nuk do të gaboni.

/Telegrafi/