Telegrafi

Nuk duhet humbur momenti kur Di Maria dhe Neymar dhuruan spektakël gjatë një aksioni ndaj Bayernit

Neymar dhe Angel Di Maria ishin dy nga më meritorët në kualifikimin e Paris Saint-Germain në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain u mposht 1-0 në shtëpi nga Bayern Munichu në ndeshjen e të martës mbrëma në kuadër të takimit të dytë të çerekfinales.

Megjithatë, parisienët kaluan tutje shkaku i fitores 3-2 në udhëtim të Bayerni falë golave si mysafirë.

Por, edhe përkundër fitores nga Bavarezët, vendasit francez patën rastet e veta dhe momentet kur dominuan ndeshjen.

Cilësia e disa individëve shpeshherë doli në pah gjatë kësaj ndeshje dhe yje të PSG-së disa herë treguan veprime të mira.

Ishte mesi i pjesës së dytë, kur Di Maria dhe Neymar vepruan disa herë me driblime në krahun e majtë të fushës.

David Alaba dhe Alphonso Davies ishin dy ‘viktimat’ e dyshes së PSG-së, pasi nuk arritën t’i neutralizojnë pasimet e tyre me ‘trika’. /Telegrafi/