Site icon Telegrafi

“Nuk dua t’i bëhem barrë askujt”, zbulohet letra e lamtumirës e shqiptarit që tentoi të vetëvritej

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku një 59-vjeçar tentoi të vetëvritej buzë liqenit, “BalkanWeb” zbardh letrën e lamtumirës, e cila është gjetur nga policia bashkë me armën e krimit.

59-vjeçari Vladimir Fezollari qëlloi veten me një plumb në kokë buzë liqenit dhe u dërgua me helikopter drejt Tiranës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediumet shqiptare kanë siguruar letrën e gjetur pranë tij në momentin që qëlloi veten. Në letrën e lamtumirës ai shkruan se prej kohësh gjendja e tij ishte e rënduar dhe se nuk do t’i bëhet barrë askujt.

Ai thotë se vendimin e ka marrë vetë dhe se nuk ka faj familja e tij. Në fund 59-vjeçari i kërkon falje familjes.

“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë! Kur të lexoni letrën s’dua të fajësoni askënd! As familjen time as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë! Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes por është më e mira për mua!”, thuhej në letrën e lamtumirës.

Exit mobile version