Telegrafi

Nuk dua të dëshmoj asgjë

Braziliani i shumëkritikuar zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe njëherit realizoi golin e parë, por ai shpreson që do të arrijë të fitojë zemrën e tifozëve bardhezi.

“Shpresoj t’i kënaq tifozët tanë duke shënuar edhe në shtëpi dhe jo vetëm në ndeshjet si mysafir”.

“Nuk kërkoja kurrfarë hakmarrje ndaj askujt, shënova për veten dhe për skuadrën për të cilën luaj”.

“Jam i lumtur me rezultatin dhe ne po përmirësohemi. Ishte një mbrëmje e përsosur për ne. Kemi luajtur futboll të mirë në pesë-gjashtë ndeshjet e fundit”, ka thënë Diego. /Telegrafi/