Site icon Telegrafi

Nuk dorëzohen bjellorusët, tashmë tre muaj protestojnë kundër Lukashenkos

Policia në Bjellorusi arrestoi të dielën disa njerëz në Minsk të cilët po protestonin kundër Alexandër Lukashenkos, presidenti i rizgjedhur i vendit të cilët po kundërshtohet tashmë e tre muaj.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, një dëshmitar tha se policia përdori plumba gome kundër protestuesve.

Në anën tjetër, edhe agjencia e lajmeve Interfax, tha se policia kishte përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën pranë stacionit të metros, Pushkinskaya.

Interneti celular ka rënë gjithashtu në të gjithë qytetin, sipas dëshmitarit.

Bjellorusia është në një krizë politike derisa dhjetëra mijëra bjellorusë kanë protestuar çdo javë që nga zgjedhjet e mbajtura në gusht, duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos pas 26 vitesh në pushtet.

Lukashenko ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version