Telegrafi

Nuk do të tolerohet pengimi i hetimit

Kryeministri tha në mbledhjen e Grupit parlamentar të partisë së tij se qeveria mbetet për një hetim të pavarur, ashtu siç është e domosdoshme dhe siç është interesi i qytetarëve shqiptarë.

Berisha tha se po bëhen përpjekje për sabotimin e këtij procesi, duke botuar në media dokumente të dosjeve të hetimit dhe i quajti trillime publikimet në media se Garda i ka fshehur prokurorisë serverin e komunikimit.

Kryeministri tha se qeveria e tij është e interesuar për hetim të plotë dhe të gjithanshëm të rrethanave në të cilat humbën jetën 4 qytetarë. “Jemi për hetim të pavarur për të gjetur se cila është dora e zezë që ekzekutoi 4 qytetarët”, tha Berisha, duke paralajmëruar se nuk do të lejohen pengesa në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

“Pengesa ndaj hetimit nuk do të tolerohet. Askush nuk mund ta parandalojë këtë proces jetik”, tha kryeministri. /Telegrafi/