Megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse fatmirësisht një gjë e tillë ndodh vetëm një herë në 999,999 raste te njerëzit.
Kur Brian Steixner, një urolog i “Jersey Urology Group” në Atlantic City, ishte në shkollë të mesme ai qe dëshmitar i një rasti me “fat” që ndodh një herë në 1 milionë të tilla.
Një natë, një grua e re shtatzënë mbërriti në departamentin e urgjencës duke u ankuar se kishte dhimbje.
Edhe pse është mjaft e zakonshme për gratë të kenë dhimbje gjatë shtatzënisë, ajo kishte gjakderdhje nga anusi. Dhe kjo nuk është e zakontë, transmeton Mapo.
Gruaja kishte lindur me atë që njihet si keformimi kloakal. Që do të thotë: kur ajo lindi, ajo nuk kishte mitër, vaginë dhe anus.
Ajo kishte vetëm një vrimë, e quajtur kloaka (zogjtë kanë një të tillë). Kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë dhe i ndodh njërës në 25,000 femra, tha Steixner.