Për të treguar se si e ka bërë këtë vjedhje, sigurimi i lokalit i ka kërkuar asaj të kryejë tërë procesin para kamerës.
Gruaja që kishte të veshura një palë pantallona elastike, fut paletën me 12 kanaçe, e më pas një bidon me tre litra vaj, transmeton Telegrafi.
Ngarkesës që do të ishte e rëndë për ta bartur në shportë, ajo i shton edhe dy shishe verë.
Pastaj ajo merr paketimet me mish dhe i vendos poshtë gjoksit.
Tërë këto gjëra ajo i mbulon me bluzën e gjerë, duke u dukur se është shtatzënë. /Telegrafi/