Në një tren që po lëvizte në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, një udhëtare nuk ka qëndruar indiferente, por ka ndihmuar një të ri.
Duke parë se nuk dinte të lidhte kravatën, ajo iu afrua dhe ia rregulloi si duhet, transmeton Telegrafi.
“Kjo tregon se ende ka njerëz të mirë. Dikush tjetër do qeshte dhe të kënaqej duke e parë teksa mundohej”, është komenti që e shoqëron fotografinë që po qarkullon në rrjetin social.
Shikuesit kanë kërkuar të identifikohet kjo udhëtare, që është shembull për të gjithë të tjerët. /Telegrafi/