Site icon Telegrafi

“Nuk dija as gjuhë as asgjë, por më rriti ajo aventurë” – Memolla tregon përvojën e parë jashtë Italisë

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Suharekës, Hysen Memolla.

Lojtari që ka bërë karrierë të bujshme edhe në Evropë, ka rrëfyer se si ishte e vështirë për të përshtatja me përvojën e parë jashtë Italisë.

“E kisha një mundësi të mirë të luaja më shumë, pasi te Verona nuk kisha shumë hapësirë”, ka filluar rrëfimin e tij Memolla.

“Ka disa situata që nuk duhet të dorëzohesh dhe vjen një moment që duhet të ndryshoja, të largohesha (nga Verona)”.

“Ika në Slloveni te FC Koper, ishte një ekip që luante edhe në Ligën e Evropës”, ka vazhduar rrëfimin e tij qendërmbrojtësi.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Memolla i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version