“E dimë se ku do të vendosen dhe kur do të vijnë saktësisht, por nuk është e mençur që këtë t’ia tregojmë opinionit të gjerë, për shkak të frikës nga incidentet eventuale”.
“Ata, padyshim, në Beograd gjatë gjithë kohës do t’i ruajë policia, por e përsëris, mendoj se është më mirë që sa më pak njerëz ta dinë se ku do të vendoset rivali ynë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Partizanit, Darko Grubor.
Ndërkaq, edhe pse ka pasur marrëveshje mes klubeve që tifozët të mos shkojnë, të hënën është njoftuar se Ballistët do të nisen nga Tetova me gjashtë autobusë drejt Beogradit.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme serbe ka njoftuar se Grobarët nuk do të mund të nxjerrin pllakate politike, siç është “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/