Telegrafi

Nuk dihet se kur do të vazhdojnë bisedimet për Sirinë

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se është e paqartë se kur do të zhvillohet rrethi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Siri.

Rundi i fundit i negociatave midis Qeverisë dhe opozitës siriane është ndërprerë në muajin prill, pasi forcat qeveritare, të mbështetura nga Rusia, kanë intensifikuar sulmet në qytetin Alepo.

“Unë ende synoj që bisedimet të rinisin në korrik, por jo me çdo kusht dhe pa disa garanci”, tha De Mistura, duke paralajmëruar se koha për zgjidhjen e konfliktit po kalon.

Një armëpushim, i ndërmjetësuar në muajin shkurt, ka sjellë qetësi të brishtë në Siri për rreth dy muaj, por luftimet kanë rinisur në shumicën e zonave, transmeton Rel.

Lufta civile atje ka nisur në vitin 2011. Mbi 270,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.